Klubi i madh spanjoll, Barcelona synon të bëjë një afat të madh transferimesh në verë duke transferuar dy sulmues të mëdhenj.
Barcelona u eliminua në mënyrë të çuditshme nga Liga e Kampionëve, pasi edhe pse pati epërsi 3-0 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e dytë u mposhtën 4-0.
Kjo humbje turpëruese ka bërë që drejtuesit e klubit katalunas të mendojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.
Talenti i Ajaxit, Frenkie De Jong tashmë është nënshkruar nga Barcelona, ndërsa mbrojtësi Matthijs de Jong mendohet se është rrugës për t’u transferuar.
Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Barcelona tani dëshiron edhe përforcimin e sulmit me dy emra të mëdhenj.
Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe ai i Paris Saint-Germain, Neymar, janë dy objektivat e klubit nga Camp Nou.
Edhe francezi dhe braziliani thuhet se ndajnë dëshirën e njëjtë për të luajtur te Barça sezonin e ardhshëm dhe këtë thuhet se ja kanë bërë të qartë edhe klubit.
Sulmuesi i Atleticos është një objektiv i qartë në Camp Nou pasi katalunasit duan që ai të marrë vendin e Philippe Coutinhos, i cili pritet të largohet dhe mund të sjell të ardhura.
Në anën tjetër, Neymar mendohet se është penduar nga largimi i tij nga Barcelona dhe tani dëshiron rikthimin, ndërsa transferimi i tij do të bëhej i mundshëm me ndonjë shkëmbim me Ousmane Dembele. /Telegrafi/