Site icon Telegrafi

Barcelona dëshiron që Tonali ose Kessie të përfshihet nga Milani në ofertën për Firpon

Klubi italian, Milani po lëviz për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Junior Firpo dhe tani Barcelona ka treguar kushtet e saj.

Sipas gazetës katalunase Sport, Milani është ende duke punuar në nënshkrimin e Firpos me çmimin më të mirë të mundshëm.

Skuadra italiane e di që lojtari dëshiron të vijë, me mbrojtësin që refuzon propozime të tjera që janë edhe më interesante ekonomikisht për Barcelonën dhe po përpiqen ta marrin atë në huazim me një mundësi blerje.

Lexo po ashtu Skuadrat milaneze në garë për Junior Firpon

Barcelona nuk e dëshiron atë dhe italianët tani po përpiqen të negociojnë me lojtarët e mundshëm për të shkëmbyer. Barcelona do të shikojë se cilët lojtarë mund të pëlqehen.

Qendërmbrojtësi Alessio Romagnoli është një emër i sugjeruar, por Barcelona do të ishte më e interesuar për Franck Kessie dhe Sandro Tonali.

Milani dëshiron Firpon në huazim në mënyrë që ta provojnë atë për një vit dhe të shohin qershorin e ardhshëm nëse ia vlen të mbahet.

Barcelona gjithashtu ka oferta nga Southampton dhe Ëest Ham për mbrojtësin e krahut të majtë. /Telegrafi/

Exit mobile version