Barcelona janë të gatshëm të rivalizojnë Manchester Cityn për talentin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich.
22-vjeçari ka startuar në nëntë nga dhjetë ndeshjet e klubit bavarez këtë sezon në Bundesliga, po ashtu është paraqitur 24 herë për Përfaqësuesen e Gjermanisë.
Sipas Sport Bild, Blaugranët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro mesfushorin që luan edhe si mbrojtës.
Por, kjo shumë vështirë që do të ishte bindëse për klubin gjerman dhe këtë e ka bërë të ditur edhe drejtori sportiv i Bayernit, Michael Reschk.
Vlen të theksohet se Kimmich e ka filluar karrierën në Stuttgart, kurse Bayernit iu bashkua në vitin 2015.
Ai kaloi edhe dy sezone te RB Leipzig, kjo para se të kalonte në Allianz Arena.
Gjermani ka shënuar 12 gola në tre sezone për Bayernin në të gjitha garat. /Telegrafi/