Futbollistët e kombëtares shqiptare janë bërë shënjestra të klubeve të mëdha evropiane.
Loja e mirë që futbollistët e Shqipërisë po e tregojnë në Euro 2016, ka bërë që shumë nga ta të përcjellën me vëmendje nga klube të mëdha evropiane.
Sipas Mediave spanjolle, Barcelona ka shprehur interesim serioz për mbrojtësin e kombëtares, Elseid Hysaj.
22 vjeçari shqiptar i Napolit po shkëlqen në Kampionatin Evropian me kombëtares shqiptare dhe ky shkëlqim i tij nuk ka lënë pa u vërejt nga gjiganti katalunas, që e sheh si pasardhës ideal të Dani Alves, i cili pritet të shkojë në Juventus.
Interesim për mbrojtësin e kombëtares ka shprehur edhe Atletico Madrid, ndërsa çmimi që skuadrat spanjolle janë të gatshme të paguajnë është 19 milionë euro. /Telegrafi/