Telegrafi

Barcelona bënë kontaktet e para për Christensenin, Chelsea nuk është gati ta shes danezin

Mbrojtësi danez, Andreas Christensen ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës, por Chelsea thuhet se nuk është gati të lejojë shitjen e tij.

Chelsea i ka thënë Christensenin se ai duhet të qëndrojë këtë sezon në klub.

Por, mbrojtësi danez është i gatshëm të largohet pasi ka luftuar për të gjetur një rrugë këtë sezon nën planet e menaxherit të ri, Maurizio Sarri.

Lexo po ashtu Christensen kërkon largimin nga Chelsea, Roma dhe Monaco në kërkim të danezit

Situata e tij ka alarmuar gjigantin katalunas, Barcelonën, të cilët kanë bërë sondazhet e para.

Andreas Christensen (Foto:Getty Images)

Drejtori sportiv Eric Abidal thuhet po kërkon një nënshkrim me mbrojtësin shtatlartë në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, gazeta spanjolle Sport raporton se pyetjet fillestare nga Abidal janë refuzuar menjëherë nga Chelsea.

Lexo po ashtu Chelsea seriozisht pas Cengiz Under, ofron para dhe shërbime e Christensen

Abidal ka qenë i informuar se nuk ka plane nga Chelsea për të lejuar ndonjë lojtar të lartë të largohet në mes të sezonit.

Për Christensenin interesim kanë shprehur edhe Monaco në Ligue 1 dhe Roma në Serie A. /Telegrafi/