Barcelona thuhet se po rrit presionin ndaj Arthur Melo për të pranuar një marrëveshje shkëmbimi me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.
Blaugrana është goditur shumë nga situata e coronavirusit dhe bllokimi, duke pasur shumë humbje në financat e tyre.
Burime të shumta kanë raportuar për javë të tëra që të dy klubet kanë rënë dakord për një shkëmbim, me Pjanic të etur për të përfunduar edhe transferimin, por Arthur po refuzon të largohet nga Camp Nou.
Megjithatë, sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona nuk mund të presë dhe tani po i bëjnë presion te Arthur për të pranuar transferimin te Juve.
Nuk do të jetë e lehtë, por trajneri Quique Setien bëri hapin e parë duke e lënë në bankë atë në favor të Arturo Vidal në fitoren e mbrëmshme të La Ligas 4-0 ndaj Real Mallorca.
Deri më tani këtë sezon, Arthur ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar katër gola me katër asistime.
Mesfushori brazilian mbush 25 vjet në muajin gusht dhe u ble nga Gremio për 31 milionë në verën e vitit 2018. /Telegrafi/