Site icon Telegrafi

Barcelona aktivizon klauzolën e riblerjes për Deulofeu

Milani mund ta humb anësorin Gerard Deulofeu këtë verë, pasi Barcelona thuhet se janë të gatshëm për të ushtruar opsionin e tyre të riblerjes nga Evertoni.

Anësori spanjoll ka kënaqur mbështetësit në San Siro me shfaqjet e tij për Rossonerët.

Megjithatë, sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona duan për të bërë atë nënshkrimin e tyre të parë këtë verë.

Lexo po ashtu Duelofeu: E ardhmja ime? Të shohim

Pas një karriere në akademinë e të rinjve të Barcelonës, 23-vjeçari u ble nga Evertoni për një tarifë që mendohet të jetë në rajonin e katër milionë eurove në vitin 2015.

E shkruar në marrëveshje ishte një opsion riblerje për Blaugranët, ku thuhet se katalanasit mund të blejnë anësorin spanjoll për një tarifë të caktuar prej 12 milionë euro në këtë verë.

Lexo po ashtu Neymar i sigurt: Coutinho do të ishte perfekt për Barcelonën

Ndoshta, Milani mund edhe ta mos e humb lojtarin, me raportin e gaztës që sugjeron se me Luis Enriquen që ka konfirmuar largimin e tij për verë, një ndryshim i trajnerit mund të çojë në prioritete të ndryshme për klubin.

Kjo mund të hapë rrugën për Milanin për të bërë një ofertë për lojtarin, i cili me sa duke nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman te Evertoni. /Telegrafi/

Exit mobile version