Telegrafi

Barcelona afër mbylljes së transferimit të Arthur

Barcelona thuhet se është në prag të rënies dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Gremios, Arthur.

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, të dy klubet mund të takohen “në orët e ardhshme” në Brazil me përfaqësuesin e Barcelonës për Amerikën e Jugut, Andre Cury.

Gazeta shpjegon se kushtet personale tashmë janë arritur dhe ka pajtim mes palëve dhe se vetëm një tarifë transferimi do të duhet të negociohet.

Lexo po ashtu Barcelona në kërkim të një mesfushori, katër në listën e tyre

Barça shpreson të blej 22-vjeçarin për 25 milionë euro, por Mundo Deportivo paralajmëron se mund të mos jetë shumë e mjaftueshme.

Arthur njihet për vizionin e tij të lartë për lojë (Getty Images)

Prandaj, është e mundur që Arthur do të kalojë pjesën tjetër të sezonit me fituesit e Copa Libertadores ose do të huazohet deri në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Chelsea rivalizon Barçën për Arthurin

Kjo e fundit është veçanërisht e mundshme, pasi Katalanasit tashmë kanë tre lojtarë ekstra-komunitar në librat e tyre: me Yerry Mina, Philippe Coutinho dhe Paulinho.

Megjithatë, gazeta spanjolle është e bindur se Barça ka mundur Paris Saint-Germain, Manchester Unitedin dhe Chelsean për nënshkrimin e yllit të ri brazilian. /Telegrafi/