Telegrafi

Barcelona 4-1 Celta Vigo, notat e lojtarëve – Shkëlqen Messi

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka fituar me rezultat 4-1 përballjen ndaj Celta Vigos të vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka arritur t’i kthehet fitores duke mposhtur Celta Vigos pas humbjes nga Levante.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lionel Messi (23′, 45′, 48′) dhe Sergio Busquets (85′) për vendasit, ndërsa Lucas Olaza (42′) për mysafirët.

Lexo po ashtu Barcelona triumfon thellë ndaj Celta Vigos dhe rimerr kreun në La Liga - Messi shkëlqen me het-trik

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Messi, i cili pas het-trikut u vlerësua me notë 9.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Celtas, Ruben Blanco që u notua me 5.4.

Barcelona:

Celta Vigo:

/Telegrafi/