Site icon Telegrafi

Barça vë në shitje Turanin, Interi dhe Arsenali duan shërbimet e tij

Turan nuk po gjen hapësira te Barcelona që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi!

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka vënë Arda Turanin në shitje.

Sipas gazetës spanjolle AS, Bartomeu ka njoftuar agjentin e Turanit, Ahmed Bulut, se Barça tani po kërkon oferta për reprezentuesin turk.

Lexo po ashtu Arda Turan drejt Interit?

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka qenë në kontakt me të, ashtu siç ka qenë edhe Arsenali thuhet tutje në njoftimin e gazetës.

Barça thuhet se do të shesë yllin turk te ofertuesit më të lartë, duke kërkuar 40 milionë euro për mesfushorin.

Një huazim për një rivali të La Ligas është gjithashtu në shqyrtim – për një shumë prej shtatë milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version