Telegrafi

Barça synon transferimin e njërit nga tri yjet e Ligës Premier

Barcelona po mendon të bëjë pazar në Ligën Premier për të shtuar kualitetet në mesfushën e tyre.

Sipas mediumit Don Balon, Barcelona po konsideron seriozisht një transferim këtë verë të njërin nga Philippe Coutinho, Dele Alli ose Ander Herrera.

Lexo po ashtu Samedo flet si lojtar i katalonasve: Nuk mendova dy herë për ofertën e Barcelonës

Mesfushori i Paris St-Germain, Marco Verratti mbetet objektiv i lartë për skuadrën nga Cam Nou, por trajneri i ri Ernesto Valverde po shqyrton edhe alternativa tjera.

Kostoja prej 100 milionë funte e 24-vjeçarit italian mund ta detyrojë gjigantin nga La Liga të kërkojë diku tjetër.

Coutinho i Liverpoolit, Alli i Tottenhamit dhe spanjolli i Manchester Unitedit, Herrera, janë tri opsionet që konsiderohen seriozisht nga drejtuesit e Barçës. /Telegrafi/