Telegrafi

Barca shqyrton mundësinë e transferimit shokues të Asensios nga Reali

(Foto: Instagram/marcoasensio10)

Barcelona është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të Marco Asensios nga Real Madridi – njofton Mundo Deportivo.

26-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme dhe ishte pranë largimit nga Los Blancos gjatë kësaj vere, me Milanin, Arsenalin e Newcastle United, ndër klubet e interesuara.

Meqenëse nuk pati oferta konkrete nga klubet e përmendura, ai qëndroi në Santiago Bernabeu, përkundër zhgënjimit për minutazh të shkurtë nga Carlo Ancelotti.

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të lojtarëve për përforcimin e skuadrës dhe janë shumë të interesua për Asension.

Lexo po ashtu Asensio reagoi me nervozizëm që nuk u fut në lojë, Ancelotti flet për rastin

Në janar, futbollisti do të jetë i lirë për të biseduar me klubet e interesuara, prandaj Reali mund ta mendojë shitjen e tij që në afatin dimëror duke mos dashur ta lejojë të largohet me parametrat zero në verë – sidomos te rivali i përbetuar.

Sipas Mundo Deportivo, mosha, niveli dhe përshtatshmëria taktike e Asensios, e bëjnë atë lojtarin e duhur për taktikat e Barcelonës. /Telegrafi/