Site icon Telegrafi

Barca shpreson ta mposhtë Bayernin në garën për Christensen

(Foto: Instagram/andreaschristensen3)

Barcelona është duke bërë përpjekje të madhe që ta fitojë garën për mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen, para Bayern Munichut.

Danezit i skadon kontrata me Blutë në fund të këtij sezoni, ndërsa Blaugranët tashmë i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2027, me kushte më të mira se ato që i kanë përgatitur bavarezët dhe vet skuadra angleze që po ashtu është e interesuar ta mbajë.

Ekipi gjerman kishte caktuar takim me përfaqësuesit e 25-vjeçarit këtë javë, pasi e konsiderojnë si zëvendësim adekuat për Niklas Sule (që do t’i bashkohet Borussia Dortmundit).

(Foto: Instagram/andreaschristensen3)

Edhe Chelsea ka dashur t’ia rinovojë kontratën danezit dhe vet futbollisti ka dashur të qëndrojë. Mirëpo, bisedimet kanë dështuar për shkak të përqindjes së agjentit dhe bonuseve, përkundër se ishte arritur një marrëveshje me pagë javore prej 140.000 funtesh (168.070 euro).

Lexo po ashtu Christensen thuhet se ka kaluar testet mjekësore te Barcelona

Në ndërkohë, klubi londinez e ka bërë prioritet transferimin e një mbrojtësi për afatin e ardhshëm kalimtar, me Jules Kounde (Sevilla), Ronald Araujo (Barcelona) e Ashley Phillips (Blackburn Rovers), si shënjestra. /Telegrafi/

Exit mobile version