Telegrafi

Barça pranon largimin e Dembeles, por vetëm nëse shitet francezi përfundimisht

Ousmane Dembele është dëshira e madhe e Manchester Unitedin për repartin ofensivë.

Djajtë e Kuq prej disa ditësh po negociojnë me Barcelonën për ta marrë francezin, por janë refuzuar disa herë.

Katalunasit i kanë bërë me dije Unitedit se Dembelen nuk do ta lejojnë të largohet në huazim, pasi as lojtari nuk është i interesuar të shkoj si huazim.

Drejtuesit e Barcelonës tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit yllit të repartit ofensivë.

Barça i ka thënë Djajve të Kuq se nëse duan transferimin e lojtarit duhet të paguajnë 66 milionë euro.

Përveç Unitedit në garë për lojtarin është edhe Liverpooli, ndërsa Barcelona po pret ofertën më të lartë.

Dëshira e lojtarit ishte që të qëndrojë te Barcelona, ose nëse largohet të largohet vetëm përfundimisht dhe jo të huazohet. /Telegrafi/