Telegrafi

Barca me përshëndetje speciale për Juventusin (Video)

Është hedhur shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Padyshim që ballafaqimi më interesant do të jetë mes Juventusit dhe Barcelonës.

Por, zyrtarët e kësaj të fundit ende nuk kanë reaguar rreth ballafaqimit me italianët, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kanë publikuar një video në llogarinë zyrtare në Twitter me shkrimin ‘Ciao Juventus” teksa shihet mijëra tifozë të klubit duke valëvitur flamurin katalonas dhe të ekipit.

Tek kampioni italian ka folur legjenda e klubit Pavel Nedved, i cili ka thënë se nuk i frikësohet kampionit spanjoll. /Telegrafi/