Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga në këtë fillim sezoni, por këtë herë arriti fitore të thellë ndaj Huescas me rezultat 8-2.
Katalunasit ishin superior, posaçërisht në pjesën e dytë ku shënuan shumicën e golave.
Befasisht ishin mysafirët që shënuan të parët në Camp Nou me anë të Cuchos në minutën e tretë, por ishte Lionel Messi ai që barazoi rezultatin në minutën e 16-të.
Në minutën e 24 në portën e tij shënoi Jorge Pulido duke i dhënë kështu epërsi Barcelonës, pas kësaj në minutën e 39-të shënoi edhe Luis Suarez.
Që pjesa e parë të mbyllet në mënyrë dramatike u përkujdes Alex Gallar në minutën e 42-të dhe me rezultatin 3-2 përfundoi gjysmëloja e parë.
Pjesa e dytë filloi me golin e Ousmane Dembele në minutën e 48-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Ivan Rakitic pas asistimit nga Messi.
Në minutën e 61-të Messi shënoi edhe një herë, e në fund asistoi edhe te Jordi Alba (81′).
Ylli i njohur argjentinas në minutat shtesë të ndeshjes lejoi që Suarez të gjuajë penalltin dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 8-2.
Pas kësaj fitore Barcelona renditet në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Huesca në pozitën e 13-të me katër pikë.
Ndeshja e ardhme e Barçës është kundër Real Sociedadit, ndërsa Huesca ndaj Rayo Vallecanos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Xm-A-99TZ-o
https://www.youtube.com/watch?v=Ai0D1L43l2s