Site icon Telegrafi

Barça mes Dybalas dhe Griezmannit

Paulo Dybala ende nuk e ka rinovuar kontratën me Juventusin, pavarësisht deklaratave  të tij që e sigurojnë diçka të tillë.

Kjo situatë ka tërhequr jo pak vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës që duket se e kanë bënë argjentinasin në listën e objektivave për tregun e transferimeve të muajve të verës.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo, vetë Dybala ka deklaruar se dëshiron të largohet menjëherë nga Juventusi për të vijuar karrierën në kampionatin spanjoll, ku përveç Barcelonës, ai kërkohet edhe nga Reali i Madridit.

Por, Dybala nuk është i vetmi objektiv i katalanasve. Një tjetër emër që po përmendet së fundmi është ai i Antoinne Griezmann. Në fakt sulmuesi francez i Atletico Madrid konsiderohet si prioriteti i Barcelonës për të përforcuar treshen sulmuese të ëndrrave, Lionel Messi – Luis Suarez – Neymar.

Në këtë mënyrë, kampionët e Spanjës e vendosin veten në një dilemë për të bërë zgjedhjen e tyre.

Nga njëra anë është Dybala që është një futbollist i ri dhe që mund të përmirësohet akoma më shumë saqë mund të cilësohet si pasuesi i Messit. Ndërsa në krahun tjetër është Griezmann që e njeh shumë mirë kampionatin spanjoll dhe që është shfaqur si goleador i një niveli të lartë.

Exit mobile version