Telegrafi

Barça mendon revolucionin, kërkohen katër lojtarë të Ajaxit  

Ajax (Getty Images)

Barcelona po mendon të rinoj skuadrën e tyre dhe në radar kanë përfunduar katër talent të Ajaxit që mendohet se kanë ADN-n e klubit katalunas.

Panik në Camp Nou. Gjenerata më e mirë në histori të Barcelonës po plaket. Kështu, drejtuesit e Barçës po mendojnë për zëvendësuesit e tyre.

Lojtarët kryesor si Lionel Messi (30 vjeç), Gerard Pique (31) dhe Andres Iniesta (33), por edhe Sergi Busquets, Jordi Alba and Ivan Rakitic janë në limite, dhe nevojitet një rinovim urgjent i skuadrës.

Lexo po ashtu Barça vëzhgues në Holandë për Ajaxin, sytë edhe nga Kluivert

Nga zyrat e Barcelonës thuhet se kanë lëvizuar drejtuesit që kanë etiketuar lojtarë që mendohet se e kanë ADN-në e klubit në trup.


Kluivert është një emër shumë i kërkuar (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, janë katër talent të Ajaxit që janë rreth 20 vjeç ose më të ri që kanë përfunduar në radarin e klubit katalunas.

Drejtuesit e Barçës janë duke e shikuar tash e një kohë lojtarët: Justin Kluivert, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek dhe Frenkie de Jong.

Lexo po ashtu Besohet se është arritur një marrëveshje për kalimin e Griezmannit te Barça

Të katër futbollistët thuhet se janë të përshtatshëm për stilin e Barcelonës dhe transferimet e tyre nuk do të ishin shumë të kushtueshme.

Megjithatë, për Kluivertin dhe de Lightin pritet të ketë konkurrencë të fortë nga Manchester Unitedi, respektivisht Real Madridi. /Telegrafi/