Forma e mirë e Andrea Belottit këtë sezon në Serie A te Torino ka befasuar të gjithë.
Sipas Don Balon, për italianin ka shfaqur interesim edhe Barcelona.
Klubi katalunas tashmë ka filluar kontaktet me drejtuesit e klubit italian dhe gjatë verës pritet oferta.
Raportohet se tashmë sulmuesi ka refuzuar dy oferta nga Liga Premier, vetëm që të transferohet te Barça.
Klauzola e Belottit te Torino është 100 milionë euro. /Telegrafi/