Telegrafi

Barça e mbyll pjesën e parë me epërsi, ndërsa Messi i shtrirë në tokë nga goditja e Ramosit në fytyrë

Lionel Messi dhe Sergio Ramos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë në El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonë përfundoi me rezultat 0-1 për skuadrën katalunase.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Ivan Rakitic (26′), ndërsa ishin mysafirët paska më të mirë në përgjithësi.

Nga pjesa e parë vlen të përmendet edhe goditja që Sergio Ramos i dha Lionel Messit në fytyrë në minutën e 45-të.

Nga kjo argjentinasi mbeti i shtrirë në tokë, me një gjakosje të lehtë në buzë, ndërsa spanjolli shpëtoi pa u ndëshkuar.

Ylli i Barçës pasi qëndroi disa minuta i shtritë në tokë filloi të kacafytet me Ramosin, por lojtarët dhe gjyqtari reaguar shpejt për t’i qetësuar situatën.

Lionel Messi i nervozuar me Ramosin (Foto: Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Aktualisht Barcelona mban pozitën e parë në La Liga me 57 pikë, ndërsa Los Blancos të tretën me 48 pikë.

Në vendin e dytë është Atletico Madridi 50 pikë. /Telegrafi/