Telegrafi

Barça e fortë për Tottenhamin, vazhdon primatin në Grupin B

Lionel Messi (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Pas fitores ndaj PSV-së, Barcelona ka fituar edhe ndaj Tottenhamit me rezultat 2-4 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në takim erdhi në minutën e dytë nga Philippe Coutinho pas asistimit nga Jordi Alba.

Ivan Rakitic në momentin e super golit që shënoi ndaj Spurs (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Braziliani asistoi te goli i dytë nga Ivan Rakitic në minutën e 28-të, kroati shënoi një volle fantastike dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me dy shanse nga Lionel Messi, por goli i parë në 45 minutat e dytë erdhi nga Harry Kane (52′).

Por, menjëherë pas katër minutash ishte Messi ai që shënoi pas asistimit nga Alba. Që ndeshja të bëhej më dramatike u përkujdes Erik Lamela në minutën e 66-të.

Festa e Lionel Messit në Wembley (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Si gjithmonë është Messi ai që përkujdeset që tifozët e Barcelonës të shijojnë më shumë fitoren, në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte argjentinasi ai që shënoi për 2-4.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon e para në Grupin B me gjashtë pikë, aq sa Interi, ndërsa Tottenhami e PSV me asnjë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Barça pret zikaltrit në Camp Nou, kurse Spurs udhëtojnë në Holandë. /Telegrafi/