Pas fitores ndaj PSV-së, Barcelona ka fituar edhe ndaj Tottenhamit me rezultat 2-4 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Goli i parë në takim erdhi në minutën e dytë nga Philippe Coutinho pas asistimit nga Jordi Alba.
Braziliani asistoi te goli i dytë nga Ivan Rakitic në minutën e 28-të, kroati shënoi një volle fantastike dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me dy shanse nga Lionel Messi, por goli i parë në 45 minutat e dytë erdhi nga Harry Kane (52′).
Por, menjëherë pas katër minutash ishte Messi ai që shënoi pas asistimit nga Alba. Që ndeshja të bëhej më dramatike u përkujdes Erik Lamela në minutën e 66-të.
Si gjithmonë është Messi ai që përkujdeset që tifozët e Barcelonës të shijojnë më shumë fitoren, në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte argjentinasi ai që shënoi për 2-4.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon e para në Grupin B me gjashtë pikë, aq sa Interi, ndërsa Tottenhami e PSV me asnjë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Barça pret zikaltrit në Camp Nou, kurse Spurs udhëtojnë në Holandë. /Telegrafi/
https://twitter.com/GOLAZOHDTV/status/1047567440186630146
https://twitter.com/GOLAZOHDTV/status/1047570076705218560
https://twitter.com/GOLAZOHDTV/status/1047581325534945280
https://twitter.com/GOLAZOHDTV/status/1047582005683245058
https://twitter.com/GOLAZOHDTV/status/1047583958572179456
https://twitter.com/GOLAZOHDTV/status/1047590591222239232