Barcelona interesohet që të bëjë një shkëmbim ndërmjet Ivan Rakiticit dhe mesfushorit të Interit, Stefano Sensi.
Nerazzurrët janë të interesuar për futbollistin kroat, ndërsa katalunasit duan që në drejtim të kundër të shkojë 24-vjeçari.
Sensi iu bashkua zikaltërve gjatë verës nga Sassuolo në formë huazimi njëvjeçar me opsionin e blerjes për 25 milionë euro.
Ai është bërë lojtar i rëndësishëm në formacioni e Antonio Contes dhe po e bën rolin e mesfushorit kreativ në fushë.
Sipas gazetës spanjolle, Sport, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Blaugranëve, të cilët tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit. /Telegrafi/