Michelle dhe Barack Obama janë xhiruar në një koncert të Beyonce dhe Jay-Z në Landover të Marylandit në SHBA.
Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e kanë shijuar në maksimum muzikën dhe kanë kërcyer gjatë gjithë kohës.
Derisa Beyonce po vallëzonte në skenë nën ritmet e hitit të Jay-Z nga viti 2011, “N**** in Paris”, publiku i kishte drejtuar telefonat e tyre të mençur në zonën VIP ku ndodhej çifti Obama.
“Uau, presidenti Obama është vërtet këtu dhe po e shijon pjesën më të mirë të jetës në turneun e Beyonce dhe Jay-Z”.
“E pashë edhe Beyoncen edhe çiftin Obama. Tash mund të vdes i lumtur”.
.@BarackObama & @MichelleObama attending Beyoncé & JAY-Z's show in Washington, D.C. tonight. #OTRII #Round2https://t.co/m47AMvyWCv pic.twitter.com/5a0Wc5twJh
— BEYONCÉ LEGION 𐚁 (@BeyLegion) July 29, 2018
“Nuk mund të besoj që kam qenë në të njëjtin vend me presidentin Obama, Michelle Obaman, Beyoncen dhe Jay-Z”, janë disa prej komenteve të publikuara në rrjetet sociale.
Wow President Obama is really out here living his best life at Beyoncé and Jay Z’s #OTRII tour pic.twitter.com/GoLYZ8rnVk
— 😟🕶🤏🏾 (@sendmedunkin) July 29, 2018
Çiftet e famshme Obama dhe Carters shoqërohen qe shumë vite. Beyonce ka kënduar në të dyja inaugurimet e Barack Obamas si president i SHBA-ve (2009 dhe 2013), ndërsa ka kënduar edhe në ditëlindjen e Michelle në vitin 2014.
Para dy javësh, Michelle dhe vajza e saj, Sasha, ishin parë në një koncert nga turneu i Beyonce dhe Jay Z, “On The Run II”, në Paris.
Ajo kishte vallëzuar në shoqërinë e nënës së Beyonce, Tina Knowles. /Telegrafi/