Telegrafi

Banorja e shumëpërfolur e BBVK, Santiana dikur ka qenë e fejuar me djalin e Gilit dhe Ilir Beranit

Santiana Maloku shpejt është kthyer në një prej personazheve më të përfolur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Bukuroshja nga Gjakova është komentuar për karakterin e fortë si dhe për debat e zjarrta me disa nga banorët.

Së fundmi, ajo pati një përplasje të ashpër me transgjinoren Edona James, pasi kjo e fundit ndikoi në humbjen e provës javore – e cila siguron buxhetin për banorët.

Lexo po ashtu Edona James bëhet hit në TikTok me promovimin e Ujit Alkaline: Shikoni si ma ka rregulluar fytyrën

Por kush është Santiama Maloku?

Santiana është një modele e re me origjinë nga qyteti i Gjakovës.

Ajo ka qenë e njohur për publikun për shkak edhe të lidhjes së gjatë që ka pasur me djalin e madh të çiftit të njohur të estradës, Gili dhe Ilir Beranin.

Foto: Arkiv

Për arsye të panjohura, Santiana i ndau rrugët me Robertin në qetësi pas një lidhje relativisht të gjatë.

Foto: Arkiv

Gjatë kohës sa ata ishin çift, sigurisht që nuk mungonin fotografitë e përbashkëta të dyshes në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Arkiv