Në vazhdën e shumë rrëfimeve që bëhen në shtëpinë e Big Brother VIP kosova, një deklaratë e një banori bëri që e gjithë vëmendje të kthehet nga ai.
Bëhet fjalë për influencuesin e rrjeteve sociale, Atdhe Xharavinën, i cili në një bisedë e sipër me aktoren Arta Selimi, është hapur rreth problemeve të tij familjare.
Ai ka treguar se prej sa kohësh nuk flet me babanë e tij, gjersa e ka adresuar veten si fajtor për këtë çështje.
“Unë sot s’foli me babën. Nuk është kohë e gjatë, por janë disa gjëra që na vrajnë shumë. Por, unë jam gabim, e di, se ai është më i madh, gabimin e kam unë”, u shpreh ai.
Mbi situatën në fjalë, aktorja nga Prishtina është ndjerë e prekur duke i thënë se i vjen keq për këtë që ka ndodhur.
Përndryshe, nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova të premten do të largohet njëri prej banorëve të nominuar, të cilët këtë javë janë: Mbresa, Xhuli, Gresa dhe Stresi. /Telegrafi/