Site icon Telegrafi

Banorët shtrihen në rrugë kundër prishjes së një banese

Banorët e një banese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë kanë bllokuar rrugën duke u shtrirë për të ndaluar prishjen e banesës së tyre.

Vendimi i Gjykatës që i kthen pronarëve një sipërfaqe toke pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” nuk i ka pëlqyer pronarëve të një ndërtese që është mbi këtë pronë.

Ata sot kanë protestuar duke zënë rrugën e duke u shtrirë në të për të penguar ndërhyrjen për ta shembur ndërtimin e për të liruar tokën në pronësi të tyre.
Por pronarët e ndërtesës thonë se kanë dokumente të rregullta dhe banojnë atje prej 70 vitesh. Ata thonë se toka është në pronësi te shtetit ndërsa tregojnë dokumentet.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të hapur rrugën ndërsa janë shoqëruar disa nga banorët. Ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të një zjarri që shpërtheu në ndërtesën që do të shembet. /Telegrafi/

Exit mobile version