Site icon Telegrafi

Banka shtetërore ruse Sberbank me humbje të mëdha, largohet nga tregu evropian

Banka shtetërore ruse Sberbank ka njoftuar se do të largohet nga tregjet evropiane, teksa filialet e saj po përballen me tërheqje të mëdha të parave.

Sberbank ka theksuar se nuk mund të ofrojë likuiditet për degët e saj evropiane.

Një ditë më parë, dega evropiane e bakës është urdhëruar të mbyllet nga Banka Qendrore Evropiane, me paralajmërimet se do të dështonte, pas mungesës së depozitave pasi Rusia ka pushtuar ushtarakisht Ukrainën.

Njoftimi për sanksione nga Perëndimi ka ngjallur frikë te rusët, të cilët janë parë në radhë të gjata në fundjavë, duke pritur për të tërhequr para dhe për t’i shkëmbyer rublat.

Lexo po ashtu Banka shtetërore ruse Sberbank rrezikon të mbyllet në Evropë, vazhdon tërheqja masive e depozitave

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore.

Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version