Interi raportohet se do të ofrojë Ever Banegan te PSG-ja për të arritur transferimin e Angel Di Marias.
Unai Emer ka punuar me Banegan më herët dhe e do lojtarin me secilin kusht.
Sipas Tuttosport, Di Maria ka vlerë prej 50 milionë eurosh, por Interi do të shfrytëzojë bashkëkombasin e tij për të arritur transferimin.
29 vjeçari ka arritur në Francë në vitin 2015 pas periudhave me Real Madridin dhe Manchester Unitedin dhe aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2019. /Telegrafi/