Site icon Telegrafi

Balotelli zgjedh trajnerin më të mirë dhe më të keq

Mario Balotelli ka ndërruar shumë skuadra, për rrejdhojë edhe trajnerë.

Por ai si më të mirin e ka zgjedhur Roberto Mancinin që e kishte trajner te Interi kur filloi karrierën si profesionist.

“Për mua, më i miri është Mancini; fantastik, i kam borxh”.

“Në vend të dytë është Lucien Favre, trajner i Nice së bashku me Mourinhon; portugezi është i talentuar dhe i motivuar. Është keq që kemi prishur marrëdhëniet”.

“Më i keqi? Nuk është Kloppi. Nuk jam hidhëruar me të. Të them të vërtetën, jam zhgënjyer me Rodgersin. Më pëlqente vetja me të në stërvitje, por lidhja me të ishte katastrofale”, ka thënë Balotelli.

Exit mobile version