Telegrafi

Balotelli shijon pushimet me vajzën e tij dhe dy brune misterioze (Foto)

Nuk dihet se çfarë do të bëjë me karrierën e tij futbollistike, por Mario Balotelli duket se nuk e vret aspak mendjen për këtë.

Të martën, futbollisti që nuk i duhet Liverpoolit, u pa duke shijuar pushimet në Capri të Italisë së bashku me vajzën e tij të vogël Pia dhe me dy brune misterioze.

Lexo po ashtu "Balotelli më nxiu jetën, e tepronte edhe para prindërve të mi" (Foto)

Sulmuesi 26-vjeçar u fotografua në një jaht luksoz, duke u treguar i përkushtuar ndaj vajzës së tij, transmeton TopChannel.

Mario Balotelli e ka vajzën me Rafaella Ficon. Atësinë nuk e pranoi deri në shkurtin e vitit të kaluar, kur testi i AND-së vërtetoi se Pia ishte në fakt fëmija e tij.