Telegrafi

Balotelli reagon pas super paraqitjes së Messit: Ju lutem mos e krahasoni më me Ronaldon

Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka reaguar me anë të rrjeteve sociale duke kërkuar mos ta krahasojnë Lionel Messin me Cristiano Ronaldon.

Barcelona arriti të fitojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0.

Edhe kësaj radhe njeriu i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy gola, ku i dyti ishte thjeshtë fantastik nga goditja e dënimit.

Lexo po ashtu Messi magjik 600 gola me Barcelonën

Kjo super paraqitje e Messit ka bërë që sulmuesi kontrovers italian, Balotelli, të kërkoj që mos ta krahasojnë më Messin me Ronaldon.

Balotelli ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të bërë një postim në lidhje me këtë.

Postimi i Balotellit në Instagram

“Lionel Messi fenomen. Për të mirën e futbollit ju lutem mos e krahasoni më me numrin 7 të Juventusit!”, ka shkruar Balotelli në Instagram.

Ndryshe, Ronaldo arriti para disa ditësh shifrën e 600 golave në karrierën me klube, ndërsa Messi e arriti atë dje (e mërkurë) me një diferencë prej dy vitesh e gjysmë e 100 e më shumë ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/