Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka reaguar me anë të rrjeteve sociale duke kërkuar mos ta krahasojnë Lionel Messin me Cristiano Ronaldon.
Barcelona arriti të fitojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0.
Edhe kësaj radhe njeriu i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy gola, ku i dyti ishte thjeshtë fantastik nga goditja e dënimit.
Kjo super paraqitje e Messit ka bërë që sulmuesi kontrovers italian, Balotelli, të kërkoj që mos ta krahasojnë më Messin me Ronaldon.
Balotelli ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të bërë një postim në lidhje me këtë.
“Lionel Messi fenomen. Për të mirën e futbollit ju lutem mos e krahasoni më me numrin 7 të Juventusit!”, ka shkruar Balotelli në Instagram.
Ndryshe, Ronaldo arriti para disa ditësh shifrën e 600 golave në karrierën me klube, ndërsa Messi e arriti atë dje (e mërkurë) me një diferencë prej dy vitesh e gjysmë e 100 e më shumë ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/