Milani nuk po tregon interesim që të mbajë Mario Balotellin.
Këtë ka konfirmuar drejtori Adriano Galliani, i cili ka thënë se lojtari nuk ka përmbushur pritjet.
“Na pëlqen Mario, por ai duhet që të na bindë për të përfituar kontratë permanente”.
“Mario po ndihet mirë. Ai dëshiron me secilin kusht të qëndrojë te Milani. Por, siç kam thënë më herët, ai nuk meriton për momentin që të blihet”, deklaroi Galliani. /Telegrafi/