Site icon Telegrafi

Balotelli kthehet aty ku nuk e pret askush?

Inter mund të jetë lëvizja surprizë e Mario Balotellit i cili kërkohet nga Roberto Mancini.

Trajneri ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me lojtarin edhe pse ky i fundit shumë shpesh ka kaluar kufijtë.

Pas dështimeve për transferimin e Yaya Toure dhe Pablo Zabaleta, kompania Suning ka filluar një prokjet të ri.

Sipas Tuttosport klubi është duke menduar që të gjejë një zgjidhje për të transferuar nga Liverpooli, Mario Balotellin.

Tashmë mbetet të shihen zhvillimet e fundit, pasi Balotelli është shpallur i padëshiruar nga Liverpooli.

Andea Pirlo i ka këshilluar Balotellit ta zgjedh skuadrën e radhës me kujdes, pasi ai mund të kthehet në nivele të larta përsëri. Balotelli e ka falënderuar Pirlon për fjalët e mira. /Telegrafi/

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

 

Exit mobile version