Site icon Telegrafi

Balotelli kërkon të rikthehet në Itali: Skuadrat e mëdha e duan atë, por Raiola ia ofron Juventusit

Balotelli te Nice

Mario Balotelli ka vendosur të rikthehet përfundimisht në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi italian është duke kaluar nëpër një formë fantastike në kampionatin francez te Nice.

Në 23 ndeshje në të gjitha garat, Balotelli ka arritur të shënoj 18 gola ndërsa ka bërë edhe një asistim.

Forma e mirë që po kalon në Francë ka bërë që skuadrat e mëdha italiane të mendojnë sërish për të.

Roma mbetet opsioni më i mirë, pasi ‘Giallorosët’ do të mbetën pa Edin Dzekon dhe Super Mario shihet si zëvendësuesi adekuat.

Interesim për Super Marion ka shfaqur edhe lideri aktual i Serie A, Napoli që gjithashtu dëshiron ta përforcojë repartin ofensivë.

Një mundësi mbetet edhe rikthimi i Balotellit në Milan pasi ‘Rossonerët’ janë skuadra e preferuar e tij.

Por sipas medieve italiane gjasat më të mira për transferimin e tij i ka kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.

Është menaxheri i Balotellit, Mino Raiola që ka raporte të mira me krerët e klubit torinez dhe ia ka ofruar sulmuesin.

Por ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Juventus nëse do të pranonin Balotellin ose jo.

Vlen të ceket se Balotelli në verë do të largohet nga Nice si lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version