Mario Balotelli ka treguar se ka qenë shumë afër që t’i bashkohej Barcelonës në të kaluarën, mirëpo shuma që ishte kërkuar nga klubi ku luante për të, është konsideruar shumë e lartë nga shefat e klubit spanjoll.
“Për pak sa nuk iu bashkova Barcelonës, mirëpo klubi që më pronësonte atëherë, donte para”, ka rrëfyer 26-vjeçari për RMC.
Ai nuk ka dhënë detaje për periudhën kur i ka pasur shanset që të shkonte në Camp Nou.
Sulmuesi i Nice ka treguar më tej për momentet që ka kaluar te Manchester City dhe te Liverpooli.
“Manchester City ishte një ëndërr, kishte një atmosferë shumë italiane atje. Mos më flisni për Liverpoolin, ju lutem…”, ka thënë ai duke e bërë të qartë opinionin e tij për Redsat.
Interi dhe Milani janë klubet tjera ku ka luajtur Balotelli gjatë karrierës së tij deri më tani. /Telegrafi/