Mario Balotelli ka folur rreth mundësive të një rikthimi të tij në Inter.
Sulmuesi italian e ka pranuar se do të ishte shumë e komplikuar, që ai të kthehet në skuadrën ku debutoi, në Inter.
Italiani erdhi përmes sistemit të të rinjve zikaltër, por zemëroi fansat e klubit pas deklarimeve për mbështetjen e tij për Milanin, me të cilët më vonë ka luajtur për dy herë.
“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit, edhe pse kam luajtur për Interin”, ka thënë Balotelli për Rai, përcjell Telegrafi.
“Kurrë mos thuaj kurrë, por Interi është shumë e komplikuar. Nëse unë kthehem në Itali, do të mendoj vetëm për Milanin”, përfundoi italiani. /Telegrafi/