Mario Balotelli ka zgjedhur Milanin për të luajtur këtë sezon para Liverpoolit.
Jurgen Klopp i ka bërë thirrje Mario Balotellit për trajnimin para-sezonal me Liverpoolin, me stërvitjet që fillojnë nga data 2 Korrik, por sulmuesi italian dëshiron të jetë ende pjesë e Milanit.
Megjithatë, sipas Gazzeta dello Sport, italiani nuk arriti të lë përshtypje gjatë huazimit të tij në Milan këtë sezoni dhe nuk i është ofruar një lëvizje e përhershme në San Siro duke u anashkaluar edhe nga Antonio Conte për Euro 2016.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Unë dua të qëndroj te Milani. Nuk dua të kthehem në Liverpool. Unë kurrë nuk isha i lumtur në Liverpool”, deklaroi Balotelli me të përfunduar kampionati. /Telegrafi/