Site icon Telegrafi

Balla përshëndet vendimin për arrestimin e Kajmakut: Ligji duhet të godasë mbi këdo

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përshëndeti sot vendimin e drejtësisë për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Balla është shprehur shumë shkurt, duke theksuar se PS kërkon që “ligji të godasë mbi këdo”.

“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo ,PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është qëndrim i qartë i yni që s’bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo”, u shpreh ai gjatë një komunikimi me gazetarët.

Lexo po ashtu Kush është Agim Kajmaku, nga politika te telashet me drejtësinë

I pyetur gjithashtu nëse PS i filtron apo jo përfaqësuesit që zgjedh t’i paraqesë shqiptarëve në fushata, Balla tha se “personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni dhe përfaqësimi nga PS dhe është humbje kohe të diskutojmë për këtë çështje”. /Telegrafi/

Exit mobile version