Legjenda italiane e futbollit, Roberto Baggio, ka folur fjalë të mira për Francesco Tottin, ndërsa beson që Paulo Dybala është e ardhmja e futbollit. Ai ka fjalë të mira edhe për të riun e Fiorentinës, Frederico Bernardeschi.
‘Bishtaleci magjik’ ishte në Firencë për një ngjarje ku dha edhe një intervistë për agjencinë Ansa.
“Shumë lojtarë po bëjnë mirë me fanellën me numër 10 në shpinë”.
“Më duhet ta urojë Tottin, pasi nuk është e lehtë të arrish këtë moshë dhe të jesh vendimtar te Roma”.
Baggio ka vlerësuar talentin e Dybalas që shihet si numri 10 i së ardhmes te Juventusi.
“Dybala është e ardhmja, mendoj, ka talent të madh dhe mund të përmirësohet ende”.
“Federico Bernardeschi ka talent të madh. Natyrisht duhet të kesh eksperiencë, por ai i ka kualitetet”.
Juventus janë në krye të Serie A dhe po kërkojnë titullin e gjashtë me radhë dhe Baggio i jep merita të mëdha kësaj skuadre. /Telegrafi/