Telegrafi

Bacca te Roma, Zaza te Milani?

Roma ka shprehur interesim për Carlos Baccan, ndërkohë që Milani dëshiron shërbimet e Simone Zazas.

Derisa pritet një afat i ngjeshur kalimtar në Serie A, Rossonerët shpresojnë të përfitojnë 30 milionë euro nga shitja kolumbianit.

Giallorossët e kanë atë shumë parash, pas shitjes së Miralem Pjanicit te Juventusi. Por, sipas Calciomercatoweb, ky transferim do të ndodhë vetëm nëse shitet Edin Dzeko.

Nga ana tjetër, Tuttosport raporton se Zaza është në shënjestër të Milanit. Sulmuesi i Juves nuk ka hapësira në skuadrën e Massimiliano Allegrit, prandaj i pëlqen ideja e largimit.

Të gjitha të rejat për TRANSFERIMET lexoni këtu

Në rast se dështon transferimi i tij, Rossonerët e kanë opsion Leonardo Pavolettin, i cili kushton rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/