Telegrafi

Babai i Pogbas shtyn largimin e mesfushorit nga Juventusi

Paul Pogba mund të shoh vetën në një skuadër dhe në një kampionat më të fort në sezonin e ri.

Është babai i mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, Fassou Antonie, i cili i ka hedhur benzinë zjarrit në këto ditë të nxehta për të ardhmen e djali të tij.

“Ajo që ne duam është se duhet të luaj luan në një ligë më të mirë”, deklaroi babai i Paul Pogbas, Fassou Antonie.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Megjithatë, ai do të vendosë vet për të ardhmen e tij”, përfundoi babai i mesfushorit të Juventusit.

Ndryshe, Pogba është njëri nga emrat më të lakuar këtë afat kalimtar, me Manchester United dhe Real Madrid, që janë të gatshme të paguajnë shifra të majme për transferimin e xhevahirit francez. /Telegrafi/