Telegrafi

Babai i Pogbas: Paul do ta zgjedh vet skuadrën e re

Babai i Paul Pogbas,  Fassou Antoine Pogba ka folur për mediat spanjolle ku ka thënë se për djalin e tij ka interesim nga Real Madridi dhe Manchester United. 

Fassou Antoine Pogba ka folur për televizionin Cuatro, duke treguar edhe të ardhmen e djalit të tij.

“Ajo që duam ne për të është Liga më e mirë.  Ai është që do ta zgjedh ekipin e ri ku dëshiron të luajë. Kjo është situata ku jemi tani”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ai është pyetur se nëse Real Madridi është i interesuar për djalin e tij, ai është përgjigjur me ‘PO’.

Po ashtu interesim ka edhe nga Manchester United, pasi këta të fundit dëshirojnë ta kthejnë në Old Trafford. Ai u larguar në vitin 2012. /Telegrafi/