Leonel del Castillo, babai i Sergio Agueros, ka sulmuar trajnerin Pep Guardiola për mënyrën se si trajtoi sulmuesin në Manchester City.
Guardiola qau ndërsa fliste për largimin e Agueross, por Leonel del Castillo mendoi se ishin lot të rremë.
“Unë nuk besoj në lotët e tij, ai kurrë nuk ishte i sinqertë me djalin tim”, ka thënë fillimisht babai i Aguero për Radio La Red.
“Sipas mendimit tim, ai kurrë nuk e donte atë”.
“Guardiola është një trajner i shkëlqyeshëm, por ai gjithmonë dëshiron të jetë protagonist në ekipet e tij. Nga një ditë në tjetrën, ai ndryshon lojtarët ose mesfushën. Lojtarët kurrë nuk e dinë nëse janë të rëndësishëm apo jo”.
“Ai tha që Sergio nuk mund të zëvendësohej, por tani ai nuk është në skuadër”.
Duke diskutuar transferimin në Barcelonë, babai i Aguero është i ngazëllyer.
“Ai është i lumtur pas lëvizjes”.
“Messi ka qenë një mik i tij për 15 vjet dhe ata gjithmonë kanë qenë në kontakt. Duket se Messi do të qëndrojë në Barcelona , kështu që ata do të fillojnë të luajnë së bashku”, përfundoi babai i Agueros. /Telegrafi/