Cesar Azpilicueta ka vendosur ta refuzojë Barcelonën dhe ta vazhdojë qëndrimin te Chelsea duke nënshkruar kontratë të re dyvjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi anglez duke njoftuar se kapiteni i Bluve do të mbetet në Stamford Bridge edhe për dy vite të tjera.
Më herët, ESPN kishte njoftuar se mbrojtësi spanjoll kishte arritur marrëveshje që t’i bashkohej Barcelonës para disa muajsh, mirëpo bisedimet ndërmjet klubeve ngecën, ashtu që ai vendosi të qëndronte te Blutë.
To you, from Azpi! 🤝 pic.twitter.com/GrBaP2EuMo
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 4, 2022
32-vjeçari donte ta zgjidhte të ardhmen e tij para fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier (Chelsea luan kundër Evertonit të shtunën).
Ai veçmë e kishte njoftuar Barcën për vendimin e tij, prandaj nënshkroi vazhdimin e kontratës edhe për dy vite të tjera me klubin londinez. /Telegrafi/
Loved up! 🥰 pic.twitter.com/UM1Puex0dS
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 4, 2022
Mr. Chelsea. Two more years. 💙 pic.twitter.com/j8lYVl3km4
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 4, 2022