Site icon Telegrafi

Avokati Jashari: Duhet të ketë sqarim se a ishte gabim teknik apo jo raportimi i Policisë për 18 vjeçarin

Dilemat e ngritura për vrasjen e 18 vjeçarit, konkretisht, raportimit fillestar të  Policisë për rrethanat e rastit, tashmë janë duke u hetuar.

Kjo pasi që Policia e Kosovës, në raportin e parë për rastin, kishte raportuar se viktima ishte  është therur me thikë nga dy persona, dhe se në vendin e ngjarjes kishin konfiskuar një thikë dhe një veturë.

Por pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë krejt diçka tjetër.

Aty dëshmohet fillimisht goditja me veturë dhe pastaj rrahja me goditje me shkelma e pastaj goditje me shufër bejsbolli në kokë.

Lexo po ashtu Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim

Avokati Arbër Jashari, në RTV Dukagjini, tha se organet kompetente duhet të dalin sa më shpejt ta sqarojnë nëse ky raportim i policisë ka qenë gabim teknik apo lëshim i qëllimshëm.

Ai tha se gabimet teknike ndodhin shpesh por në një rast të ndjeshëm sikurse ky i vrasjes së 18 vjeçarit, sqarimi duhet të jetë i menjëhershëm.

Lexo po ashtu Policia kishte raportuar se 18 vjeçari nga Podujeva ishte therur me thikë, IPK nis hetimet

“Shqetësuese çfarë është raportuar në media për mospërputhje të gjendjes faktike dhe asaj që është dhënë në komunikatë për media. Nëse kjo nuk ka ndonjë prapavijë që do fshehte diçka, mund të themi se mund të ketë qenë lëshim procedural dhe pa pasoja për rrjedhjen e ngjarjes. Nëse është e qëllimshme është shqetësuese, njerëzit që e kanë bërë duhet të dalin para përgjegjësisë… Është me rëndësi ta shohim raportin fillestar, pastaj në kallëzimin penal në aktvendimin për fillim të hetimeve dhe a ka pas mospërputhje të këtyre akteve”, tha ai.

Ndryshe edhe nga QKUK-ja e kanë mohuar se 18 vjeçari nga Podujeva kishte shenja të therjes me thikë.

Exit mobile version