Donis Avdijaj është bërë subjekt i interesimit serioz nga klube të mëdha evropiane.
Reprezentuesi i Kosovës ka një kontratë në skadim me skuadrën holandeze Willem II e cila skadon në fund të sezonit.
Në qershor skadon kontrata e tij dhe Avdijaj ka refuzuar që të bisedojë për të rinovuar, gjithnjë sipas mediumit holandez Soccernews.nl.
Planifikimi i sulmuesit që të largohet në qershor ka joshur tej mase dy prej klubeve më të mëdha evropiane.
Arsenali dhe Juventusi po e përcjellin me vëmendje situatën e Avdijajt dhe janë gati që ta transferojnë atë në parametra zero.
Sulmuesi 22 vjeçar i cili ju bashkua Willemit nga Schalke verën e kaluar për një kontratë 12 muajshe ka shkëlqyer edhe në fanellën e përfaqësueses së Kosovës.
Donis Avdijaj konsiderohet një prej talentëve më me perspektivë në futbollin evropian, qysh nga koha kur ai ishte pjesë e grupmoshave të kombëtares së Gjermanisë. /Telegrafi/