Ish- sulmuesi i Schalkes, Donis Avdijaj ka thënë se është pishman që ka refuzuar Liverpoolin, që sipas tij është edhe gabimi më i madh që ai ka bërë në karrierën e tij.
Avdijaj kaloi shtatë vjet me Schalken, pasi u bashkua në moshën 14 vjeç në vitin 2011.
Ai u largua si transferim i lirë te Willem II në vitin 2018, pasi kishte bërë 12 paraqitje për skuadrën e parë të Schalke.
Kosovari u la i lirë nga klubi holandez në mars të vitit 2019 dhe kaloi te Trabzonspor atë verë, megjithëse u largua disa muaj më vonë për t’u bashkuar me Hearts në janar.
23-vjeçari e gjen veten përsëri pa një klub pasi kontrata e tij me Hearts është mbyllur.
Avdijaj pranon se karriera e tij mund të kishte shkuar në një rrugë tjetër pasi kampionët aktual të Ligës Premier, por edhe Real Madrid e donin atë disa vjet më parë.
“Gabimi im më i madh, për të cilin pendohem shumë, ishte duke refuzuar një tjetër ofertë mega nga Liverpool para se të nënshkruaja kontratën afatgjate me Schalken, e cila ishte një çështje afër zemrës sime. Kam pasur edhe një ofertë nga Real Madridi”, ka thënë ai për Sport1.
Megjithatë anësori mbetet optimist për të ardhmen e tij, pasi tashmë ka marrë disa oferta për sezonin e ardhshëm.
“Tashmë kam shumë oferta nga klubet. Unë duhet t’i studioj së pari. Unë duhet të bëj një plan për veten time, ku dua të shkoj, çfarë është më e mira për mua dhe si të vazhdoj. Ka shumë bisedime që po vazhdojnë”, deklaroi ai.
“Asnjëherë nuk kam dyshuar në veten time. Unë jam akoma i bindur për veten time”, ka deklaruar Avdijaj. /Telegrafi/