Granit Xhaka u kërkua gjatë nga Roma në afatin kalimtar të verës, por Arsenali refuzoi të gjitha ofertat e Giallorosëve.
Mesfushori prishtinas ishte bërë objektivi kryesor i Jose Mourinhos për repartin e mesfushës, por në fund palët nuk arritën gjuhë të përbashkët.
Tani është gjiganti italian Juventus që është futur fuqishëm në garë për t’i marrë shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se Juventus dhe Arsenal janë duke planifikuar një shkëmbim të bujshëm i cili mund të ndodh në janar.
Granit Xhaka është dëshira e madhe e Juventusit, derisa Zonja e Vjetër i ka ofruar Arsenalit mesfushorin amerikan Weston McKennie.
Arsenali edhe më parë ka shprehur interesim për McKennien dhe ideja e Zonjës së Vjetër po i pëlqen.
Megjithatë nuk do të jetë shkëmbim kokë më kokë, pasi vlera e Xhakës është më e ulët se ajo e amerikanit.
Topçinjtë duhet të ofrojnë Xhakën dhe një shumë prej rreth 10 milionë euro për tu kompletuar ky shkëmbim mes dy klubeve. /Telegrafi/